English

Deklarata e Berishës për Kosovën, Serbia notë proteste Tiranës zyrtare

Beograd, 18 gusht NOA-Ministria e jashtme e Serbisë i ka dërguar sot notë proteste Tiranës zyrtare përmes të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd. Shkak është bërë deklarata e kryeministrit Sali Berisha disa ditë më parë në lidhje me Kosovën dhe unitetin kombëtar.

"Ministria e punëve të jashtme dënon shumë ashpër deklaratën provokuese të kryeministrit shqiptar, e cila cënon ashpër sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë", thuhet, mes të tjerash në deklaratë. Ministria e jashtme e Serbisë i ka deklaruar të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd se deklarata të tilla dëmtojnë raportet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal. m.i/NOA

KOMENTE