English

Deputeti i PS, Malaj, leksion liderëve të rinj të Evropës në Mal të Zi

Tiranë, 18 Gusht NOA - Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste dhe deputet i kësaj force politike në Kuvendin e Shqipërisë, Arben Malaj mori pjesë i ftuar si lektor në Shkollën Verore të organizuar nga Rrjeti Rinor Politik Kristian i Evropës (ECPYN).

Ky forum, është zhvilluar në Mal të Zi dhe Prof. Malaj mbajti leksionin me temë "Kostoja e konflikteve ballkanike".

Ai u përqendrua në konfliktet gjatë 20 viteve të fundit në rajonin e Ballkanit dhe sidomos duke analizuar efektet etnike, humane dhe ekonomike të kësaj periudhe.

Sipas tij vetëm orientimi evropian i rajonit dhe ardhja e liderëve të rinj bën sjell ndryshimin dhe i hap udhë ecjes së rajonit drejt Evropës së Bashkuar.

Malaj foli edhe me liderët e rinj të vendeve të Evropës Perëndimore duke i njohur me zhvillimet në Ballkan, por duke u përqendruar edhe në zhvillimet e hapësirës shqiptare.

Shkolla Verore e Rrjetit Rinor Politik Kristian të Evropës, është një organizëm që mbledh së bashku çdo vit dhjetëra të rinj nga vendet e Evropës Perëndimore dhe Lindore të cilët shkëmbejnë eksperienca, ide dhe informacione lidhur me vendet e tyre.

"Evropianizimi sot, është një model për gjithë rajonin e Ballkanit. Perspektiva evropiane është një model që sjell mirëqenien ekonomike, sigurinë sociale dhe stabilitetin politik. Rajoni ynë është sot në një udhëkryq ku së bashku mund të ecë drejt kësaj vlere pozitive" tha Malaj ndër të tjera në leksionin e tij.

Në Shkollën Verore morën pjesë si lektorë emra të njohur të shkencave politike evropiane si: Jacques Bazen, Razvan Burleanu, Leo van Doesburg , Auke Minnema, Niculae Mircovici, Vladimir Plamadeala, Hans Renner, Stefanie Schuddebeurs dhe Jonathan van Tongeren.Â

/e.n/NOA/

KOMENTE