Durrës, 18 gusht NOA - Muzika e lartë, ishte shkaku i vetëm që solli një vrasje të shëmtuar në plazhin e Durrësit, mes pronarëve të dy lokaleve të rëndomta që ishin ngjitur me njëri-tjetrin.
Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA, informon se viktima është Marenglenc Jahoelezi, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Autor i dyshuar i krimit, është Zihni Dushku, një pensionist 54-vjeçar, i martuar dhe me tre fëmijë, banues në Hamallaj, Sukth.
Në orën 03.30 të ditës së sotme, Dushku u arrestua nga policia e cila e akuzon për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
/v.m/e.n/NOA/
Vijon me raportin e plotë