Kurbin, 18 Gusht NOA - Një burrë ka mbetur i vrarë kurse kunati in tij, është arrestuar si i dyshuari vetëm i ekzekutimit, për motive të dobëta, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Shkopet të rrethit Kurbin. Viktimë e krimit është Alfred Gjeçi 39 vjeçar, nga fshati ku ndodhi ngjarja.
Autor i dyshuar, është adashi i viktimës, Alfred Sefgjini, nga i njëjti vendbanim, emigrant prej kohësh, i kthyer së fundi në Shqipëri.
Policia e mbërritur pak minuta pas vrasjes në vendin e krimit, tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e viktimës.
Nga hetimi doli se i ndjeri Alfred Gjeçi ishte ndarë para pak kohësh nga motra e autorit të dyshuar të krimit dhe policia po lokalizon pistën e sherrit për motive të dobëta me pasojë vrasjen.
Autori i dyshuar i vrasjes është arrestuar, konfirmoi policia.
/e.n.b.a/NOA/