Kakavijë, 18 gusht NOA-Është finalizuar pas dy muajsh investigimi, aksioni i policisë së Gjirokastrës, për kapjen në flagrancë të një trafikanti lëndësh narkotike i cili po tentonte të kalonte drejt shtetit grek me 35 pako mariuanë t♪7 fshehura në mjetin e tij kamion tip MAN.
Â
Biznesmeni nga Tepelena, 40 vjeccari Petrit Abedini, u vu në pranga nga agjentët e sektorit të luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër pas një kontrolli që iu bë kamionit të tij tip MAN me targa TP 27 98.
Sipas komunikatës së policisë, në trajlerin me targa 28 08 B që drejtohej nga shtetasi Petrit Abedini u gjetën të fshehura 35 pako të mbështjella me letër natriban.
Brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si Mariuanë, ku secila pako peshonte nga një kilogramë deri në një kilogramë e gjysëm.
 Operacioni është finalizuar rreth orës 14,30 në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar në Kakavije.
Ky shtetas ishte bizesmen në Tepelenë , ku kishte magazina shumice të Miellit dhe ushqimoreve. Ne trajler kishte ngarkuar një kondenier bosh me qëllim maskimin e lëndës narkotike, dhe lëviste nga Tepelena për në Athinë, duke përfituar edhe nga fluksi i madh i emigrantëve .Â
Lënda narkotike, kamjoni, shtetasi i lartpërmendur dhe materialet në ngarkim të tij , u trnasportuan për në Tiranë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme.
m.i/NOA