English

Lufta në Afganistan, Obama i vendosur t'i shkojë deri në fund

Washington 18 gusht NOA-Lufta në Afganistan nuk është luftë e zgjedhjes, por e nevojës, për t'i mbrojtur amerikanët.

Kështu është shprehur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama në takimin me një grup veteranësh.

Obama gjithashtu mbrojti vendimin e tij për të dërguar më shumë trupa amerikane në Afganistan dhe premtoi që t'i japë fund luftës në Irak.

Obama tërhoqi vërejtjen se "nëse mbetet e paprekur, kryengritja e talibanëve do të nënkuptojë strehë edhe më të madhe, prej ku Al Kaida do të komplotonte për të vrarë më shumë amerikanë".

"Nuk duhet të harrojmë: kjo nuk është luftë e zgjedhjes. Kjo është luftë e nevojës. Ata që e sulmuan Amerikën më 11 shtator, po komplotojnë që të bëjnë ashtu përsëri. Kjo nuk është vetëm një luftë që ia vlen ta luftosh, por është edhe fundamentale për popullin tonë", tha presidenti Obama.

Që nga ardhja në zyrë në janar, Obama ka urdhëruar dërgimin e 21 mijë trupave shtesë në Afganistan, duke e çuar në 62 mijë numrin e përgjithshëm.

Një sondazh i kryer në fillim të gushtit tregoi se mbështetja e opinionit në SHBA për luftën po bie.

Më shumë se gjysma e amerikanëve e kundërshtojnë luftën në Afganistan, shmangie e cila mund të jetë pasojë e pritjes së opinionit për përfundimin e angazhimit amerikan në Irak.

m.i/noa

Â

KOMENTE