English

Nisi Seminari i 28-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Nga bashkëpunëtori ynë, Hajdin Islami

Prishtinë, 18 Gusht NOA - Me një ceremoni solemne çeli punimet dje në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, Seminari i 28-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Fillimisht fjalën hyrëse e mori Drejtori i seminarit, Liman Matoshi, i cili foli për historikun dhe rëndësinë e këtij seminari.

Më pas me fjalë rasti përshëndetëse u paraqiten edhe Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj.

Gjithashtu, folën rektori i UP-së Mujë Rugova, Besim Bokshi, kryetari i ASHAK-ut, si dhe Nuhi Rexhepi, dekan i Fakultetit Filologjik në Prishtinë.

Sivjet do të jenë dy tema kryesore të Seminarit: "Shqipja e folur dhe shqipja standarde" dhe "Romani i sotëm shqiptar".

Në dy ditët e fundit do të paraqiten me kumtesat e tyre shumë studiues nga Kosova, Shqipëria si dhe albanologë nga e mbarë bota pjesëmarrës në këtë seminar.Â

/h.i.e.n/NOA/

KOMENTE