Korçë, 18 Gusht NOA - Një grua në moshë të thyer, ka mbetur e plagosur në qytetin e Korçës, pas sulmit të dhunshëm nga një djalë, për shkaqe ende të paqarta, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.
Denoncimi është bërë një ditë më parë nga Nexhmije Plasa, lindur në Vranisht të rrethit Devoll dhe banuese në lagjen nr 10 Korçë, 53 vjeçe, thanë burime zyrtare policore.
Pas denoncimit, policia konfirmoi sot arrestimin e Oltion Paravani, 34 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Korçës, nën akuzën e "plagosjes së lehtë me dashje".Â
Sipas kallëzimit penal, Nexhmije Plasa gjendej afër banesës së saj në lagjen nr 10 një ditë më parë, kur edhe ka pasur një konflikt për motive të dobëta me Oltion Paravanin, ku si pasojë i janë shkaktuar dëmtime fizike.
/a.f/e.l/NOA/