English

Patatja, ushqimi ideal për një dietë efektive dhe pa efekte negative

Tiranë, 18 Gusht NOA - Zbulim i ri që tregon se patatja është një ushqim shumë i përshtatshëm për dietë, nisur dhe nga fakti se patatja e zier përmban vetëm 26 kalori dhe ka vlera të mëdha ushqyese.

Shkencëtarët kanë hedhur kështu poshtë një studim të para pak ditëve i publikuar, ku demonstrohej se njerëzit që mendojnë të fillojnë ndonjë dietë fillimisht duhet të përjashtojnë sheqerin nga ushqimi, e pastaj edhe karbohidratet ku futej patatja.

Ky është gabim i madh sepse patatja e zier përmban vetëm 26 kalori dhe funksionimi i suksesi i dietës së suksesshme është ai që sa më gjatë të ndjeheni të ngopur aq më më pak do t'u nevojitet ushqimi.

Këtë e bën pikërisht patatja. Dr. Jacquie Lavin, eksperte për dieta, thotë se njerëzit duhet të hanë karbohidrate komplekse si patatja dhe jo ëmbëlsira që organizmit i japin energji afatshkurtër dhe shkaktojnë nevojën për ushqim.

"Kemi zbuluar se patatja jep ndjesinë e ngopjes dhe nuk keni nevojë të vazhdueshme për ushqim", shpjegoi dr. Jacquie Lavin. Ajo thotë edhe se patatja e kultivuar në mënyrë organike ka më shumë përparësi andaj duhet zgjidhur të tillë.

"Patatja i jep organizmit energjinë e nevojshme e cila nevojitet për funksionim normal. Pa energji nuk ka lëvizje normale, mendim, tretje apo stabilitet", kujton dr. Lavin.

Me studimin e publikuar së fundi, të cilit i është kundërpërgjigjur mjekja Lavin, patatja gabimisht kualifikohet si perime e cila shëndosh njeriun dhe dëmton ushqimin dietal nëse është pjesë e tij.

Në të kundërt, ekspertët thonë se patatja e zier duhet të jetë një prej zarzavateve kryesore në menynë e njerëzve që janë në dietë".

Dhe në fund, teksa shohim të theksuar nga ekspertët faktin se patatja ka vlera të mëdha ushqyese, nuk mund të rrimë pa kujtuar shprehjen e famshme të diktatorit komunist Enver Hoxha: "Patatja është edhe bukë edhe gjellë".

/a.k/er.n/NOA/

KOMENTE