English

Përgatitje të ethshme për organizimin e Festivalit Folklorik Kombëtar

Gjirokastër, 18 Gusht NOA - Është në përfundim faza e dytë e përzgjedhjes së grupeve më të mira në nivel qarku për pjesëmarrje në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA, burime nga MTKRS.

Ky festival, do të zhvillohet në datat 24 deri 29 Shtator 2009 në Kalanë e Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë botërore të njerëzimit prej vitit 2005, nën kujdesin e UNESCO-s.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave, me Vendimin Nr.609, dt.11.6.2009 ka miratuar financimin e këtij aktiviteti, e cila mundëson një zhvillim dinjitoz dhe me cilësi edhe më të lartë si dhe shpalosjen me nivel artistik origjinal të grupeve pjesëmarrëse nga Shqipëria e më gjerë.

Për kohën në të cilën zhvillohet, ky festival do të krijojë kushte optimale për një njohje më të mirë nga turistët vendas edhe të huaj të kulturës tonë, asaj shpirtërore por edhe materiale, e cila është mjaft e pasur në këtë rajon dhe ky aktivitet synon ta shpalosë me të gjithë madhështinë e saj.

/a.k/e.l/NOA/

KOMENTE