Durrës, 19 Gusht NOA - I vjedh automjetin një turku, policia çon në qeli 19-vjeçarin.
Artur Tanushi 19-vjeç lindur në Dibër dhe banues në lagje nr. 17/1në Durrës, është arrestuar dje pasi vodhi automjetin e turkut Adnand Savilan 55-vjeç me punë në një sektor provat në Tiranë ndërsa banonte në Durrës.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Tanushi kishte mundur të vidhte automjetin e turkut në lagjen nr.17 në Durrës, ku ai e kishte parkuar.
Menjëherë vjedhja është diktuar nga pronari i makinës i cili lajmëroi policinë.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të 19-vjeçarit të cilin e kanë kapur në vendin e quajtur Sektori Rinia Durrës.
Policia bllokoi makinën e vjedhur Benz 200 me targe DR18 30 E në pronësi të turkut Adnan Savilan, ndërsa kryen arrestimin e të riu për veprën penale të "vjedhjes".
k.k/NOA