English

Berisha këmbëngul: Të hartohet sa më shpejt ligji për adoptimin e tokës që nuk punohet

Tiranë, 19 gusht NOA - Kalimi i tokës së papunuar nga pronarët, në administrimin e komunës, u diskutua sërish nga kryeministri sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kryeministri, Sali Berisha kërkoi me këmbëngulje hartimin e ligjit për tokat e braktisura. Duke e ritheksuar se është i nevojshëm adaptimi sa më shpejt i një qëndrimi të ri ndaj tokës së papunuar, Berisha kërkoi nga Ministria e Bujqësisë përfundimin e shpejtë të projektligjit që vendos dhënien e tokës së papunuar me të dhjetë.

"Toka që lihet pa punuar, degradohet, çka është e palejueshme.

Ndaj dhe ligji duhet t'i japë fund situatës së papranueshme me tokat e papunuara" deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE