English

Çështja etnike në Maqedoni, Cërvenkovski i frikësuar mos përsëritet konflikti i 2001

Shkup, 19 gusht NOA-Lideri i partisë opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski shprehet i shqetësuar për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni.

Në vlerësimin e tij, partitë shqiptare përditë e më shumë po radikalizohen.

"Pajtohem me vlerësimin se po përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike për çdo ditë.Â

Nuk dakordohem se janë radikalizuar deri në atë mase që të na përsëritet 2001.

Por, mendoj se të gjitha partitë politike edhe ato të pushtetit por edhe ato të opozitës, kanë shkuar një hap prapa në pozicionet e tyre më të ashpëra nga ato që ishin", ka theksuar Cërvenkovski.

Ai ka akuzuar Qeverinë se po luan me zjarrin për sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, duke filluar nga teza e gabuar e kryeministrit Gruevski për shpalljen e moratoriumit për zgjidhjen e çështjeve etnike, bllokimi i integrimeve euroatlantike si dhe projektet mono-etnike, siç është ndërtimi i një kishe me paratë e qytetarëve.

Lideri i opozitës maqedonase gjithashtu ka paralajmëruar edhe formimin e një Qeverie nën hije, e cila do të jetë kujdestare e zhvillimeve aktuale në Maqedoni.

mi.(NOA-INA)

Â

KOMENTE