Peqin, 19 Gusht NOA - Një i ri i cili u dënua për vrasjen e gruas së tij, u gjet i vdekur sot në mëngjes në qelinë ku qëndronte prej afro katër vjetësh në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se Artan Halili, 28 vjeç, lindur në fshatin Kryezjarr dhe banues në qytetin e Elbasanit, në lagjen "11 Nëntori", u gjet i varur me çarçaf në dritaren e qelisë së tij.
I ndjeri, vuante dënimin me 25 vjet heqje lirie, që kishte marrë nga gjykata e Rrethit Elbasan, për vrasjen e gruas së tij, Antoneta Halili në kushtet e një xhelozie të vazhdueshme.
Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe tha se po përpiqet të zbardhë skemën e ngjarjes dhe nëse i riu gjendej i vetëm në qeli në momentet që ka përgatitur lakun flijues me çarçaf duke i dhënë kështu fund jetës.
/a.k/e.n/NOA/