Caserta, 19 gusht NOA - Masakrohet me thikë një 27-vjeçar shqiptar në Caserta të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë kur 27-vjeçari Xhevahir Malaj është gjetur në gjendje të rëndë pasi kishte marrë shumë plagë me thikë.
Ai u transportua në spital por vdiq në sallën e reanimacionit.
Agjencia e lajmeve Ansa bën të ditur se i riu shqiptar është vrarë pas një sherri mes disa persona të cilët dyshohet se janë shqiptarë.
Sipas policisë italiane Malaj njihej nga policia si person me precedentë penalë kryesisht për veprën penale të trafikimit të drogës. Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbuluar motivet dhe autorët e këtij krimi.
Ndërkohë që paraprakisht policia italiane dyshohet se krimi ka ndodhur për larje hesapesh.
Mes viktimës dhe autorëve mund të ketë pasur prishje për pazaret e drogës.
Megjithatë hetimet po vazhdojnë për të zbardhur me saktësi rrethanat e kësaj ngjarjeje.
k.k/NOA