Los Anxhelos, 19 Gusht, NOA - Është zyrtare, varrimi i vërtetë i këngëtarit të ndjerë Majkëll Xhekson do të bëhet më 29 gusht, në ditën kur "Mbreti i Popit", do të mbushte 51 vjeç, kanë njoftuar burime pranë familjes.
Familja e këngëtarit tha se trupi i të ndjerit Majkëll Xhekson do të varroset më 29 gusht në një ceremoni private në Glendal të Los Anxhelosit, me pjesëmarrje të kufizuar të familjes dhe miqve të afërt të Xheksonit.
Ai që njihet si ikona e muzikës pop në botë, ndërroi jetë më 25 qershor të këtij viti, pas një ataku kardiak në rrethana që ende po hetohen nga policia.
Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë nëse barnat mund të kenë luajtur ndonjë rol në vdekjen e tij dhe janë fokusuar në veprimet e mjekut të Xheksonit.
Majkëll Xhekson, është shumë i njohur sidomos për albumin e shitur në miliona kopje "Thriller" në fillim të viteve '90, si dhe për një mori këngësh të tjera që ai i kthente herë pas here në hite të të gjithë botës.
/a.k/e.l/NOA/
Lexoni më shumë mbi Majkëll Xhekson pas vdekjes së tij: Zbulohet edhe një djalë tjetër i Majkëll Xhekson
Shtyhet nxjerrja e rezultateve të autopsisë për vdekjen e yllit të popit
Zbulimi i radhës për Majkëll Xhekson, fansat i vodhën hundën pasi vdiq
Dyshimet për vrasjen e Majkëll Xhekson, federalët kërkojnë provat te mjeku
Zbulohet kënga e padëgjuar e Majkëll Xhekson, dëgjoni "A Place With no Name"
Publikohet libri, Majkëll Xhekson ka pasur dy dashnorë
Nxirret nga varri, arkivoli i të ndjerit Majkëll Xhekson
Flet La Toya, motra e këngëtarit: Majkëll Xhekson është vrarë
Kryepolici Braton: Majkëll Xhekson, hetim për vrasje të paramenduar
Â