English

Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, hapet në Tiranë qendër e re studimi

Tiranë, 19 gusht NOA-Në Tiranë është hapur Qendra e Studimeve Shqiptaro-Amerikane.

Drejtori ekzekutiv i saj, Mal Berisha, thotë se kjo qendër po punon për organizimin e një simpoziumi shkencor për marrëdhëniet amerikano-shqiptare në shekullin 21.

Qendra e re ka pergatitur edhe një lëndë të veçantë për universitetet e vendit, me titull Marrëdhëniet Shqiptaro-amerikane.

m.i/NOA

KOMENTE