English

Ndihmon një kosovare të kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet 38-vjeçari

Durrës, 19 gusht NOA - Tenton të ndihmojë një kosovare të kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet 38-vjeçari.

Dashnor Isufaj, lindur dhe banues në Cerem të Tropojës është arrestuar mbrëmë nga forcat e Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë Port Durrës, pasi ka ndihmuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme shtetasen kosovare Pajtime A. duke e mbajtur në mjetin e tij tip B.M.W, me targa DF451AM dhe duke paraqitur para autoriteteve të Policisë Kufitare një pasaportë të UNMIK-ut me Nr.K0691786 dhe një leje qëndrimi italiane me Nr.ITA71044AE, në emër të shtetases Spahe Ahmeti.

Sipas policisë këto dokumente janë përdorur me ngjashmëri.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumentet, si dhe mjeti tip B.M.W me targa DF451AM.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të "Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit".

k.k/NOA

KOMENTE