Bruksel, 19 Gusht NOA/DW - Me rastin e 20 vjetorit të hapjes për një kohë të shkurtër të perdes së hekurt presidenti i Komisionit të BE-së Josa© Manuel Barroso ka nderuar guximin e pjesëmarrësve në të ashtuquajturin "piknik panevropian" në kufirin austriako-hungarez.
Pikniku paqësor bashkoi qindra evropianë në të dy anët e perdes së hekurt dhe shërbeu për rrëzimin e tij përfundimtar, tha Barroso.
Me shumë se 700 gjermanolindorë në Hungari e shfrytëzuan spontanisht këtë piknik në zonën kufitare për t'u arratisur me 19 gusht 1989Â në perëndim.
Ngjarja konsiderohet si nga shkaktarët kryesorë të largimit masiv të qytetarëve të RDGJ-së.
Kancelarja gjermane Angela Merkel udhëton këtë të mërkurë për në Sopron për të marrë pjesë në festimet në përkujtim të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të vitit të kthesës politike 1989.