Â
Prishtinë, 19 gusht NOA-Presidenti Sejdiu ka takuar sot në Prishtinë kryeministrin e republikës së Çekisë, z. Jan Fischer.
Sejdiu ka falënderuar kreun e lartë të shtetit çek për mbështetjen e vazhdueshme që Çekia i ka dhënë Kosovën, edhe në kohët e vështira edhe në periudhat e mëvonshme.
Presidenti Sejdiu ka theksuar edhe rolin e veçantë që ka kontingjenti i KFOR-it cek, në kuadër të trupave të NATO-s, në mbështetjen që i kanë dhënë paqes dhe stabilitetit në Kosovë, por edhe rolin e veçantë që kanë në kuadër të mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, si në EULEX etj.
Nga ana e tij, kryeministri çek Jan Fischer ka deklaruar se në fillim të vizitës së tij në Kosovë ka vizituar kontingjentin e ushtarëve çekë të cilët veprojnë në kuadër të KFOR-it.
Z.Fischer theksoi më tej se Kosova tashmë është e njohur nga 62 shtete të botës, ndërsa shtoi se Republika Çeke e ka njohur Republikën e Kosovës dhe po ashtu ka luajtur rolin e saj në Këshillin e Sigurimit dhe në Bashkimin Evropian.
"Dëshiroj ta siguroj Presidentin Sejdiu se Republika e Kosovës do ta ketë përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme nga Republika e Çekisë në proceset e mëtutjeshme që do të kalojë Kosova, deri në fazën për integrim evropian", tha kryeministri i Çekisë, z.Jan Fischer.
m.i/NOA