Tiranë, 19 Gusht NOA - Kryeministri Sali Berisha lajmëroi para pak minutash në nisje të mbledhjes së qeverisë se do të vendoset heqja e shoferëve për deputetët dhe ministrat e kabinetit të tij.
Berisha tha se gjatë ditëve në vazhdim mbërrin në Këshillin e Ministrave një projektligj për shkurtimin e shpenzimeve për një pjesë të aparatit shtetëror me pasojë kursim në buxhetin e shtetit çdo vit prej dy miliardë lekë.
Berisha lajmëroi se asnjë deputet dhe ministër nuk do të ketë më shoferë e po ashtu edhe një varg zyrtarësh të rangjeve të ndryshme në administratën e lartë shtetërore.
Kryeministri deklaroi se afro 19 mijë USD është vlera vjetore për një shofer ndaj këto shpenzime do të ndërpriten.
Ndërkohë, Berisha duket se ka menduar, duke mos i lënë krejt pa gjë, deputetët, ministrat dhe zyrtarët e tjerë.
Në vend të shoferëve, atyre do t'u jepen shuma të hollash në formë bonusi për të përballuar shpenzime të ndryshme udhëtimi.
e.l/NOA