English

Sejdiu takon shefin e OSBE, këmbëngul për monitorim të zgjedhjeve lokale të nëntorit

Prishtinë, 19 gusht NOA-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, pas një takimi që ka pasur me shefin e OSBE-së në Kosove, ambasadorin Werner Almhofer, ka deklaruar se ai është interesuar që të ketë një monitorim sa më të plotë të zgjedhjeve komunale që mbahen më 15 nëntor të këtij viti.

Ky insistim i presidentit, ka lënë të kuptohet se ai do të dëshironte që zgjedhjet e nëntorit të monitoroheshin edhe nga OSBE, ndërkohë që zyrtarë të kësaj të fundit kanë thënë disa herë që OSBE-ja këtë herë nuk do t'i monitorojë zgjedhjet në Kosove për shkak se shumë nga vendet anëtare të kësaj organizate, akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosoves.

Korrespondenti i BBC-së në Prishtinë, Muharrem Nitaj, thotë se takim është cilësuar i rëndësishëm edhe për shkak të kërkesave gjithnjë e më të shprehura të forcave politike që të ketë një monitorim të këtyre zgjedhjeve.

Vetëm brenda pak ditësh opozita ka kërkuar dy herë vendosjen e kamerave në vendvotime.

Herën e parë kërkesa e saj ishte refuzuar, ndërkaq një kërkesë e dytë e bërë të martën pritet të shqyrtohet në ditët që vijnë. m.i/NOA

KOMENTE