Tiranë, 19 gusht NOA-Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen me qeverinë turke për heqjen e vizave për shtetasit e tyre.
Në mbledhjen e saj të rradhës, qeveria ka deklaruar se ky vendim merret në Â
mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare".
Propozimi është bërë nga ministria e Punëve të Jashtme.
Ky vendim do të nxisë bashkëpunimin dypalësh mes shteteve përkatesë në disa fusha të jetës, në arsim, shëndetësi e ekonomi, ku dihet se Turqia mbetet një nga destinacionet e biznesmenëve shqiptarë.
m.i/NOA
Â