Tiranë, 20 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 48-vjeçarin Preng Biba, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, pasi ka shkaktuar një aksident rrugor fatal me pasojë vdekjen.
Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi dje gjatë natës duke qarkulluar në autostradën Tiranë - Durrës, me automjetin fugon tip Fiat, me targa PE 1367 A, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Haxhi Mehmet Rrumi, i vitl.1920, i cili po kapërcente rrugën nga trafikndarësi për në krahun tjetër. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë grupi hetimor duke kryer veprimet e para hetimore dhe proceduariale, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
n.e/NOA