Tiranë, 20 gusht, NOA -Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë një mbledhje ku do të diskutojë mbi marrjen e vendimeve të posaçme mbi politikat monetare, por edhe do të finalizojë raportin e tyre për muajin gusht 2009.
Ndërkaq, ekspertët e këtij këshilli, në datën 26 gusht, do të publikojnë edhe    informacionet mbi vrojtimin e aktivitetit të sistemit bankar, si edhe për ndërhyrjet në tregun e parasë dhe atë të brendshëm valutor gjatë periudhës prill - qershor të vitit 2009, mbi ecurinë e rezervës valutore dhe portofoleve të investimit gjatë muajit qershor.
Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka bërë gati edhe raportin e mbikëqyrjes për vitin 2008 si edhe atë të veprimtarisë së audit të brendshëm në tremujorin e dytë të vitit 2009.
n.e/NOA
Â