Washington, 20 gusht NOA-Magjistari David Koperfild akuzohet se ka dhunuar seksualisht një modele 22 vjeçare, ish konkurruese për Miss Washington.
Vajza nga Siatle, 22-vjeçare, emri i së cilës nuk u publikua e akuzon magjistarin për dhunim dhe kërcënim.
Ajo pohon se magjistarin e ka njohur në janar 2007, dhe se ai e kishte ftuar në ishullin e tij në Bahamas ku e ka keqtrajtuar seksualisht e më pas kërcënuar.
Avokati i magjistarit, Angelo Calfo dhe Patty Aiks deklaruan se akuza është ‘shembull i qartë i shantazhit dhe kërkim parash'.
Vajza e kishte dorëzuar padinë nga fundi i korrikut, pak para skadimit të afatit ligjor prej 2 vjetësh.