English

Dy vëllezër policë kërcënojnë mjekun se s'u vizitoi babain, kolegët e tij hidhen në protestë

Prishtinë, 20 gusht NOA-Një mjek i Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës është kërcënuar sot me armë në ambientet e punës, nga dy vëllezër policë për shkak se nuk pranoi të vizitonte për pak kohë babain e tyre.

Mjeku quhet Ibrahim Rrudhani dhe ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në

repartin e hemodializës në Klinikën Interne, ku dy pjesëtarët e policisë, vëllezër, kanë dërguar babain e tyre për trajtim.

Për këtë arsye, zyra e policisë u ka komunikuar të dy policëve pushimin nga puna.

Por kolegët e mjekut kanë deklaruar se ai u sulmua fizikisht duke u kërcënuar dhe kërcënuar me armë nga dy vëllezërit policë, gjë që policia mohon ta ketë si informacion.

Në shenjë proteste, e gjithë Klinika e Internos të mërkurën rreth orës 2 mbasdite ka mbajtur një protestë disa minutëshe, ku kërkonin mbrojtje nga organet e rendit për punëtorët shëndetësorë.

Ky sulm është dënuar edhe nga Ministria Shëndetësisë.

Përmes zëdhënësit të saj Faik Hoti, ministria i konsideron këto raste të papranueshme ndaj personelit shëndetësor.

"Ministria kërkon nga organet e rendit që të zbardhin këtë rast dhe rastet tjera të tillë, duke sjellë para drejtësisë sulmuesit, ndërkohë që nga qytetarët kërkohet të kenë mirëkuptim dhe respekt për punën dhe dinjitetin e punëtorëve shëndetësorë", tha zëdhënësi Hoti.

Ky është sulmi i katërt i tillë që ka ndodhur vetëm në Qendrën Klinike Universitare Qku, ndaj punëtorëve shëndetësorë.

Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, në QKU janë sulmuar 3 persona të stafit shëndetësor nga qytetarët.

m.i/NOA

KOMENTE