English

Ekstradohen nga Greqia dy shqiptarë të kërkuar për drogë dhe prostitucion

Tiranë, 20 gusht, NOA - Nga Interpoli i Tiranës është mundësuar kryerja e ekstradimit nga Athina drejt Shqipërisë e 2 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burimet policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se ata janë Neritan  Cjapi, vjeç 37, nga Roskoveci i Fierit dhe Nuri Fusha, vjeç 37, nga Barikati i Beratit.

I pari është dënuar me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese", parashikuar nga neni 114/a, i Kodit Penal, ndërsa i dyti ka masën e sigurimit "Arrest në burg", për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Neritan Cjapi nga ana e tij, në vitin 1997, në fshatin Marinëz, duke e gënjyer shtetasen S. M. se do të jetonin bashkë në Greqi e ka dërguar atë në shtetin grek e kur kanë mbërritur atje, ky shtetas, përmes kërcënimit se do ta vriste, e ka detyruar të punojë si prostitutë deri në vitin 2008.

Kapja dhe ekstradimi i këtyre dy shtetasve është bërë e mundur në sajë të bashkëpunimit e shkëmbimit të informacionit të zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me Interpol Athinën. n.e/NOA

Â

KOMENTE