Gjirokastër, 20 gusht NOA - Dy operacione "Era e Jugut" dhe "Hija e Lisit" të organizuara paralelisht nga policia e Gjirokastrës është finalizuar me asgjësimin e 432 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa, ndërsa është shpallur në kërkim autori.
Operacioni u zhvillua sot pas mesditës në rrethin e Përmetit, në afërsi të fshatit Miçan të Komunës Frashër Përmet.
Sipas policisë, poshtë fshatit Miçan, në afërsi të lumit Osum, u bë e mundur evidentimi i dy parcelave të hapura rishtas për të kultivuar bimë narkotike ku ishin të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa .
Në këto parcela ishin të mbjella 480 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa, të cilat varionin nga 1.5 metër deri në 3 metra të larta.
Në parcelën e parë kishte 152 rrënjë bimë kanabis sativa dhe në parcelën e dytë kishte 280 rrënjë bimë kanabis sativa.
Në momentin që policia ka konstatuar parcelën, autori i kultivimit të bimëve narkotike nuk u gjet në parcelë.
Për disa ditë rresht parcelat janë mbajtur nën vëzhgim nga shërbime të fshehta të policisë por autori nuk ka shkuar përsëri në parcelë .
E ndodhur në këto kushte nga ana e policisë është bërë asgjësimi i bimëve narkotike.
Sipas policisë pronari i hashashit dyshohet të jetë një banori i fshatit pranë parcelave ndërsa ai është shpallur në kërkim.
k.k/NOA