Kavajë, 20 gusht NOA - Pas 20 ditë qëndrimi në qeli, lirohet për mungesë provash, Sali Lusha, ish-badigardi i Sali Berishës.
Gjykata e Kavajës vendosi sot lirimin për mungese provash të Sali Lushës, i cili u arrestua 20 ditë më parë për kundërshtim të forcave të policisë dhe prishje të qetësisë publike, në kompleksin e tij në Golem.
Gjykata nuk mund të siguronte asnjë provë për akuzat që ishin ngritur kundër Lushës duke vendosur lirimin e tij.
Bashkë me ish-truprojën e Sali Berishës u liruan edhe tre të rinj të tjerë që u arrestuan 20 ditë më parë me Lushën.
Kështu Avdyl Gjomakajn, Shkëlzen Susën dhe Renaldo Gecajn u liruan sot.
Sali Lusha ish-badigardi i kryeministrit Sali Berisha u ndalua disa ditë më parë për shkak të moszbatimit të urdhrit më të fundit të policisë për ndotjen akustike në kompleksin e tij në Golem.
Më pas ai kundërshtoi dhe punonjësit e policisë të cilët u paraqitën parën kompleksit për të urdhëruar mbylljen e tij.
k.k/NOA