Strugë, 20 gusht, NOA - Sonte në Strugë do të bëhet hapja e Festivalit të Poezisë "Mbrëmjet Strugane të Poezisë. Laureat i sivjetëm i këtij manifestimi ndërkombëtarë të poezisë, i 48 me radhë do të jetë poeti slloven Tomazh Shalamun, i cili që mbrëmë ka mbërritur në Strugë.
Mbrëmë para festivalit ishte zhvilluar nata tradicionale e leximit "Netët pa interpunkt", ku u paraqit poeti senegalez Usman Sar-Sarus, fituesi i çmimit të UNESCO si poet më i ri.
Në këtë festival që do të zgjas deri më 23 gusht do të marrin pjesë 75 poetë të huaj nga 50 vende të ndryshme të botës.
"Ne poetët ekzistojmë qa ta ruajmë dinjitetit e trupave të gjallë të njerëzve, të emrave të tyre, të hapësirave të tyre konkrete dhe simbolike. Zbusim, qetësojmë dhe e thellojmë kuptimin, edhe pse edhe nëpërmjet dhimbjeve dhe plagëve. Pa marrë parasysh gjithçka e ruajmë baraspeshën dhe reflektojmë dritë"-pati deklaruar Tomazh Shallamun, me rastin e shpalljes laureat të MSP.
Çmimi "Kurora e Artë" Shalamunit do t'i dorëzohet në Mbrëmjet e sivjetme strugane të poezisë, në manifestimin "Urat". Laureati i sivjetëm i MSP, poeti slloven, Tomazh Shalamu, manifestimti poetik më i rëndësishëm dhe më prestigjioz ndërkombëtar që mbahet në Maqedoni, do të arrijë sot në orët e pasditës në Strugë. Këto mbrëmje poetike, mbahen nga 20 deri më 24 gusht në Strugë.
Tani për tani, nuk ka asnjë njoftim se a do të marin pjesë (dhe kush?) poetët nga Shqipëria dhe Kosova.
Laureat i Kurorës së Artë të MSP, për vitin 2008, ishte poeti shqiptar Fatos Arapi.
Tomazh Shalamun ka lindur në vitin 1941 në Zagreb, ndërsa fëmijërinë e kaloi në Kopër. Diplomoi histori të arteve në Universitetin në Lubjanë. Krahas në vendin e tij amë - Slloveni, përkohësisht jeton edhe në SHBA. Ka qenë profesor i Universitetit në Ajova dhe atashe i kulturës në Përfaqësinë diplomatike sllovene në Nju-Jork. Librat e Shalumanit janë përkthyer në pothuajse të gjitha gjuhët evropiane. Në vitin 2000 e fitoi
çmimin e madh slloven për letërsi "Preshern", si dhe çmimin "Rinia" Fituesi i çmimit të UNESKO-s dhe Mbrëmjeve strugane të poezisë për poet i ri më i madh "Urat e Strugës". Librat e Shalumanit janë përkthyer në pothuajse të gjitha gjuhët evropiane. Në vitin 2000 e fitoi çmimin e madh slloven për letërsi "Preshern", si dhe çmimin "Rinia".
Usman Sar - Sarus ka lindur në qytetin Dakar, ndërsa në vitin 1999 udhëton për studime në Francë ku mbaron letërsi dhe është posdiplomues në studimet për sociologji dhe filozofi të politikës. Librat e Shalumanit janë përkthyer në pothuajse të gjitha gjuhët evropiane.
NOA-INA