English

I vjedh sendet personale një kosovari, arrestohet nga policia 28-vjeçari

Shkodër, 20 gusht NOA - Një 28-vjeçar i kërkuar për vjedhje është kapur sot teksa po tentonte të kalonte kufirin me destinacion Greqinë.

Irland Haxhiaj 28-vjeç lindur dhe banues në fshatin Babinë, të Tropojës është ndaluar sot nga shërbimet e Policisë Kufitare Korçë, në Vend Kalimin Kufitar Kapshticë, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Haxhiaj akuzohet se më datën 7 gusht të këtij viti  rreth orës 18.00, në vendin e quajtur Plazh-Velipojë, Komuna Velipojë i ka vjedhur kosovarit 33-vjeçar E. Haxhija, portofolin me 370 euro, 6.500 lekë shqiptare si dhe dy aparate telefoni Tip "Nokia".

Policia mundi të identifikonte Haxhiaj si autorin e vjedhjes fill pas ngjarjes.

Por zhdukja e tij detyroi policinë ta shpallte në kërkim duke e prangosur ditën e sotme.

k.k/NOA

KOMENTE