English

Ish ministri maqedonas, gjykata polake refuzon ekstradimin e tij

Varshavë, 20 gusht NOA-Gjykata e Apelit në Varshavë vendosi të mos ekstradojë ish-ministrin e shëndetësisë, Vlado Dimov.

Gjykata polake nuk e pa të arsyeshme dhe nuk kishte fakte për të shqiptuar masën e ekstradimit për ish-ministrin Dimov, i cili akuzohet në Maqedoni për keqpërdorim të detyrës për një shumë prej 40 mijë eurove.

Praninë e tij para gjykatës polake e garantoi konsulli bullgar në Varshavë, për shkak se ai posedon edhe shtetësinë dhe pasaportën bullgare.

Ish-ministri Dimov akuzohet se gjatë vitit 2005-2006 ka dhënë urdhër për punësimin e paligjshëm të 17 personave në Qendrën Spitalore në Strumicë, por edhe ka bërë keqpërdorime të tjera financiare gjatë kryerjes së detyrës.

m.i/NOA

Â

KOMENTE