Nju Jork, 20 gusht, NOA - Ashtu si vitin e kaluar, edhe për këtë vit, kancelarja gjermane, Angela Merkel konsiderohet si gruaja më e fuqishme, që ndikon në politikat vendimtare të botës.
Ky përfundim ka dalë sipas klasifikimit të përvitshëm të prestigjiozes ‘Forbes', e cila vë në vend të parë sërish gjermanen Merkel si gruan "me dorë të fortë" në politikat ndërkombëtare.
Kjo në fakt është hera e karët për Merkelin që gjendet në krye të listës së 100 grave më të fuqishme të botës, duke qenë edhe e vetmja politikane në radhët e para të tyre, pasuar nga gra të fuqishme biznesmene apo ato të organizatave jofitimprurëse.
Ndërkaq, në listën e femrave politikane përmendet presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandez de Kirhner, e cila ndodhet në vendin e 11-të, kryetarja e Kongresit Nacional Indian, Sonia Gandi, e cila fitoi në zgjedhjet parlamentare në Indi, ndërsa ndodhet në vendin e 13-të dhe ministrja franceze e Ekonomisë, Kristin Lagard në vendin e 17-të, duke lënë pas, për në vendin e 36-të sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Por për herë të parë në këtë listë gjendet edhe Mishel Obama, në vendin e 40-të.
5 gratë më të fuqishme
1 Angela Merkel Gjermani
2 Sheila Bair SHBA
3. Indra Nooyi SHBA
4. Cynthia Caroll SHBA
5. Ho Ching Singapor
n.e/NOA