English

Komitët e Gruevskit

Pasi ua mohuan shqiptarëve të drejtat institucionalisht, pasi e përmbyllën fushatën e dëbimit të gjuhës shqipe nga sistemi politik, pasi e hoqën flamurin kuqezi, pasi po përpiqen të na e uzurpojnë kulturën tonë dhe Nënën Tereze, tash Gruevski ka lëshuar komitët e vet që të kalojnë në një fazë tjetër - atë të sulmimit të shqiptarëve, kundër ekzistencës së tyre fizike

Nga Lëvizja Vetëvendosje!

Të dielen, grupe tifozësh të vetëquajtur "Komitët", përkrahës të klubit futbollistik Vardari nga Shkupi, sulmuan lagjen shqiptare të "Nerezit". Ata lënduan 20 shqiptarë, duke mos kursyer këtu as gratë dhe fëmijët. Policia maqedonase po rrinte duarkryq përderisa komitët vazhdonin t'i mësyenin shqiptarët e kësaj lagjeje.Â

Nëpërmjet këtyre veprimeve antishqiptare, të cilat tashmë e kanë kapërcyer fushën institucionale dhe kanë vërshuar edhe nëpër aktivitete sportive, Maqedonia po tregon qartë se ka zgjedhur rrugën nëpër të cilën ka kaluar Serbia e Milosheviqit. Të gjithë e mbajmë mend kur tifozët "Delije" të Crvena Zvezdës ishin ata që duke ushtruar urrejtjen e tyre ndaj kroatëve, boshnjakëve e shqiptarëve, më vonë erdhën e u bënë njësi paramilitare të Arkanit, të cilat bënin kërdinë mbi popujt joserbë gjatë luftërave të shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Ajo që shprehej në sport atëherë ishte pasqyrim i përmbajtjes së regjimit politik hegjemonist: pas Memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (1986), ardhjes së Milosheviqit në pushtet (1987) dhe suprimimit të autonomisë së Kosovës (1989), krejt ajo që erdhi më pas, e që shprehej edhe nga turma komitësh e çetnikësh, nuk ishte tjetër veçse shtjella e një procesi të parashikueshëm.Â

Sot qeveria fashiste e Gruevskit po ushtron shtypje të pashembullt ndaj popullatës shqiptare në Maqedoni nëpërmjet diskriminimit institucional dhe kulturocidit që po e kryen. Ajo po synon zhbërjen kombëtare dhe kulturore të pranisë shqiptare në Maqedoni, përmes mohimit të të drejtave mbi gjuhën, simbolet nacionale, pjesëmarrjen institucionale shqiptare, shkollimin dhe punësimin. Pra, është po ajo Maqedoni e vitit 1997 e cila vrau shqiptarët e Gostivarit për shkak të flamurit kuqezi. Dhe sikur të mos i mjaftonte e gjithë kjo padrejtësi, Gruevski ka zgjedhur që tash t'i përdor edhe tifozerinë e vet, për ta rritur peshën e krimit ndaj shqiptarëve.Â

Pasi ua mohuan shqiptarëve të drejtat institucionalisht, pasi e përmbyllën fushatën e dëbimit të gjuhës shqipe nga sistemi politik, pasi e hoqën flamurin kuqezi, pasi po përpiqen të na e uzurpojnë kulturën tonë dhe Nënën Tereze, tash Gruevski ka lëshuar komitët e vet që të kalojnë në një fazë tjetër - atë të sulmimit të shqiptarëve, kundër ekzistencës së tyre fizike.Â

Aktet e tilla të represionit, kur i shtohen diskriminimit dhe trysnisë sistematike nën të cilat vazhdojnë të jetojnë shqiptarët në Maqedoni, doemos shpiejnë drejt problematizimit të vetë ekzistencës së shtetit të Maqedonisë. Për shkak se askush nuk mund të kërkojë nga shqiptarët ta vazhdojnë jetën nën këtë dhunë. Ndarja e shqiptarëve nga Maqedonia dhe bashkimi me Shqipërinë është zgjidhje e drejtë. Thellimi i shtypjes, robërisë dhe persekutimit sistematik të shqiptarëve nga ky shtet e ngrisin lart domosdoshmërinë e kësaj zgjidhjeje të drejtë.Â

Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon ashpër këtë veprim të komitëve të Gruevskit dhe mosveprimin e institucioneve të sigurisë. Nëse këtë akt nuk e dënon drejtësia, atëherë shqiptarët në Maqedoni duhet ta dënojnë atë me protesta e demonstrata masive në mbrojtje të të drejtave të tyre legjitime. Tirana dhe Prishtina duhet të jenë shumë më aktive në mbrojtjen e shqiptarëve edhe në Maqedoni në mënyrë që sulmet e tilla të mos përsëriten.

KOMENTE