English

Konflikt dhe sherr mes disa bashkëfshatarëve, shkrepen armë zjarri

Shkodër, 20 gusht, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë mundur të shuajnë një konflikt mes disa bashkëfshatarëve, të cilët gjatë një sherri që shpërtheu mes tyre kanë përdorur edhe armë zjarri, por për fat pa shënuar viktima.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, Myzafer Rr., vjeç 50 dhe Bujar H., vjeç 41, që të dy lindur dhe banues në fshatin Golem të Shkodrës janë goditur me grushta dhe me mjete të forta në kokë dhe trup nga Arif Stenaj, vjeç 61; Naim Stenaj, vjeç 34; Skënder Stenaj, vjeç 37 dhe Indrit Stenaj, vjeç 19; që të gjithë

banues në fshatin Golem.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe sipas deklarimeve të marra ka rezultuar që Skënder Stenaj ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistolete në ajë.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet i kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje", "Kanosjes së kryer në bashkepunim" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak".

n.e/NOA

KOMENTE