English

Kundërshtuan dhe kanosën tre policë duke i fyer, vihen në pranga

Tiranë, 20 gusht, NOA - Forcat e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.1 në Tiranë, arrestuan në flagrancë tre persona të cilat reaguan ndaj tyre në mënyrë të ashpër.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se personat e ndaluar janë Nderim Durmishi, 21 vjeç dhe Shpëtim Myftari, 31 vjeç, që të dy lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi dje gjatë shoqërimit të tyre për në komisariat, lidhur me një konflikt tek lokal "Guva e Qetë" kanë kundërshtuar me dhunë, fyer, kanosur tre punonjës policie. U kryen veprimet proceduriale, materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprat penale të "Kundërshtimit të punonjësit të policisë në bashkëpunim" dhe "Kanosjes për shkak të detyrës", "Fyerjes për shkak të detyrës" dhe të "Dëmtimeve të tjera me dashje", parashikuar nga nenet 236/2, 238 , 239, dhe 90 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE