English

Mbyllen qendrat e votimin në Afganistan

Afganistan, 20 gusht NOA - Mbyllen qendrat e votimit në pjesën më të madhe të tyre në Afganistan.

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan janë zhvilluar sot në masa të rrepta sigurie.

Pavarësisht masave sot pati disa sulme të talebanëve, por një zëdhënës i OKB-së tha se pjesa më e madhe e qendrave të votimit ishin hapur.

Por kjo nuk i ka ndaluar votuesit të cilët kanë qëndruar entuziastë nëpër radhë, për të votuar.

Në Kabul, forcat afgane të Sigurisë vranë dy militantë gjatë një shkëmbimi zjarri.

Presidenti në detyrë, Hamid Karzai, ishte në garë përballë më shumë se 30 kandidatëve.

KOMENTE