English

Miss Albania, Almeda Abazi: Po më trajtojnë si të përdhunuar në Turqi

Tiranë, 20 gusht NOA - Miss Albania e edicionit të vitit të kaluar, Almeda Abazi, në një deklaratë sot për mediat, ka shprehur nota trishtimi për abuzimin sipas saj me titullin citat: "Almeda Abazi: Si u përdhunova në Turqi".

Abazi thotë se lajmi me titullin: Si u përdhunova në Turqi, i botuar më datë 19 Gusht 2009 në faqen e parë të një suplementi ditor të një së përditshmeje të Tiranës, "ka shqetësuar jashtë mase familjen dhe miqtë e mi".

Abazi thotë më tej se "ky është një turp që kapërcen çdo etikë dhe nder të një gazete".

Almeda Abazi sqaron se "në filmin e fundit "Konak" që luajta në Turqi, jam në rolin e një vajze që ka kaluar një fatkeqësi, të cilën gazeta e përdori në mënyrë të paturpshme si titull kryesor në një mënyrë sikur këtë fatkeqësi e jetova unë vërtet në jetë".,

Almeda Abazi vijon duke thënë se ka vendosur të ndjekë rrugë ligjore në lidhje me këtë titull që theksoi se ishte abuziv dhe që solli pasoja për shkak të shqetësimit që i krijoi familjes time për një lajm të rreme dhe pa lidhje".

e.n/NOA

Â

KOMENTE