Tiranë, 20 gusht, NOA - Ditën e nesërme për të gjithë besimtarët e fesë myslimane në mbarë botën nis muaji i Ramazanit.
Sipas tyre, ky është një muaj i madhërishëm që i afron ata më pranë Zotit përmes sakrificës.
Muaji i Ramazanit mbetet për këtë komunitet të madh fetar të botës, një simbol i devotshëmrisë ndaj Perëndisë dhe gjatë 30 ditëve, besimtarët përveç agjërimit shtojnë edhe vizitat miqësore, bisedat fetare dhe bëhen me të bashkuar mes tyre.
Ky muaj i begatë për besimtarët myslimanë finalizohet në fund edhe me festën më të madhe për ta, Kurban Bajramin.
Nga ana e tij, kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar, Selim Muça, ka uruar nisjen e këtij muaji të mbarë për besimtarët e kësaj feje në vendin tonë.
n.e/NOA