Prishtinë, 20 gusht NOA-Pas marrjes së pëlqimit nga vendet përkatëse, Presidenti Fatmir Sejdiu dekretoi sot katër ambasadorë të rinj të Republikës së Kosovës.
Këta janë: Avni Spahiu, Uashington (SHBA), Bekim Sejdiu, Ankara (Turqi), Gazmend Pula, Tiranë (Shqipëri) dhe Anton Berisha, Lubjanë (Slloveni), kumtoi Zyra e Presidentit.
Një ditë herët, presidenti Sejdiu e dekretoi ambasador të Kosovës në Berlin (Gjermani), Vilson Mirditën.
Ditëve në vijim, Sejdiu pritet të akreditojë edhe ambasadorët në 13 ambasadat e tjera të Kosovës që pritet të jenë funksionale gjatë këtij viti.
Dekretimi i ambasadorëve nga ana e presidentit bëhet vetëm pasi vendet nikoqire të pranojnë kredencialet e të propozuarve kosovarë.
Ministria e Jashtme, ndërkaq, është në procedim të përzgjedhjes finale të shërbimit civil dhe diplomatik.
m.i/NOA