English

Ronaldo: Nuk jam ende në formë, kam nevojë për kohë që të luaj siç duhet

Madrid, 20 gusht, NOA - U ble me një thes para, por ende nuk ka nisur të japë provat e asaj që presin prej tij me miliona sportdashës.

Edhe pse theu të gjitha rekordet e transferimeve, Cristiano Ronaldo ende nuk e ka gjetur formën më të mirë te Real Madridi, megjithatë ai thotë se ende është herët për të gjykuar.

"Po ndjehem mirë, po e rikthej formën dalëngadalë. Kuptohet që do të dëshiroja të luaj më mirë, mirëpo kështu janë gjërat tani, këto gjëra kërkojnë kohë", mësohet të jetë shprehur ai, duke treguar në këtë mënyrë një pasiguri për formën trupore që gëzon për momentin.

Por gjithsesi, ka shtuar se është i bindur dhe i sigurt, se kur të fillojë sezoni, do të jetë në gjendje të mirë për t'i ndihmuar Real Madridit të shënojë gola. "Nuk do të ishte në rregull po të luaja shumë mirë që tani, atëherë nuk do të isha në formë në gjysmën e sezonit. Qëllimi im është ta rikthej formën dalëngadalë. Jam i qetë, jam stërvitur mirë dhe jam i sigurt se gjërat do të përmirësohen", ka thënë Ronaldo.

KOMENTE