English

Tadiç në Pekin, vendos marrëdhënie bashkëpunimi me Kinën

Pekin, 20 gusht NOAKina dhe Serbia kanë vendosur marrëdhënie të partneritetit strategjik gjatë vizitës së presidentit Boris Tadiç në Pekin.

"Që kur ju e morët zyrën si president serb, gjithmonë i keni vlerësuar marrëdhëniet Kinë-Serbi dhe keni kontribuar për zhvillimin e lidhjeve dypalëshe", citon agjencia zyrtare Xinhua fjalët që presidentin kinez Hu Jintao i ka thënë Tadiçit.

Beogradi dhe Pekini kanë farkuar lidhje të ngushta pasi autoritetet kineze refuzuan ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Tadiç mbërriti dje në Kinë në një vizitë një javore.

KOMENTE