English

Turizmi, boom turistësh në vend, deri në korrik 212 milionë euro të ardhura

Tiranë, 20 gusht, NOA - Gjatë periudhës së muajve janar-korrik, në vendin tonë është shënuar një boom turistësh, shoqëruar kjo edhe me një rritje të madhe të ardhurash prej tyre.

Sipas të dhënave të ministrisë së Turizmit, numri i përgjithshëm i vizitorëve në Shqipëri për periudhën janar-korrik ka qenë rreth 1580495 persona.

Këtu përfshihen 991306 vizitorë të huaj nga të cilët 19072 janë vizitorë ditorë

(eskursionistë) ndërsa 972234 janë vizitorë me netëqëndrime(turistë)

Ndërkaq, vizitorë me nënshtetësi shqiptare të cilët janë rezidentë në vende të ndryshme janë rreth 589189 persona.

Sipas ministrisë së Turizmit, periudha janar-korrik 2009 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka patur një rritje 36% dhe në krahasim me vitin 2005 rritja

është afërsisht 2.6 herë.

Për këtë periudhë numrin më të madh të turistëve e bëjnë evropianet 92%, më pas amerikanë, aziatikë dhe të tjerë me respektivisht 5%,2% dhe 1%.

Të ardhurat nga turizmi në milion euro

Nr

Viti

Milion euro

1

2007

1,002

2

2008

1,170

3

Trem I 2009

212

n.e/NOA

KOMENTE