Tiranë, 20 gusht NOA - Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka bërë sot një lidhje telefonike me Trupat tona Paqeruajtëse në Herat dhe Kabul, të Afganistanit. Â Â Â
Ai është interesuar për situatën aktuale në këtë ditë të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan.
Gjatë bisedës në telefon, komandantët e kontigjenteve tona, e njohën Ministrin Oketa me ecurinë e misionit, që nga dita e parë e marrjes së detyrës e deri më tani.
Ata i bënë me dije, se misioni vazhdon me sukses, pa asnjë incident të shënuar.
Ministri Oketa i ka inkurajuar që të përmbushin me sukses të plotë detyrën e ngarkuar, duke theksuar se ndryshe nga paraardhësit e tyre, ata asistojnë në një proces të madh për Afganistanin, siç janë zgjedhjet presidenciale.
Në përfundim, Ministri i Mbrojtjes i ka shprehur gjithë trupave tona në Afganistan përkrahjen maksimale të institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe mbështetjen e pakursyer të Qeverisë Shqiptare.
Ministria e Mbrojtjes deklaroi sot se Oketa, do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me trupat tona, deri në mbylljen e plotë të procesit zgjedhor.
Shqipëria ka aktualisht 251 trupa të instaluara në Kabul dhe Herat, si pjesë e misionit ISAF.
Më datën 12 gusht, me vendim të Qeverisë, u nisë në Herat një mision shtesë, mision i cili e çon në 251 numrin e forcave tona në Afganistan.