Berlin, 21 gusht, NOA - "Fluturon" Usain Bolt. Kështu është komentuar vrapimi i fundit në Kampionatin botëror të Atletikës që po mbahet në Berlin, i xhamajkanit legjendar në 200 metra, të cilin e kapi për vetëm 19 sekonda e 19 të qindtat.
Në këtë mënyrë, ai ka përmirësuar rekordin e mëparshëm, të cilin e mbante po ai, duke shënuar një shpejtësi prej 11 të qindtat më shpejt.
Ndërkaq, në këtë garë, i dyti u rendit atleti nga Panamaja Alonso Eduard me kohën 19"81, ndërsa pas tij amerikani Uollas Spirmon me 19"85. Ky ishte rekordi i dytë për atletin nga Xhamajka, pas atij prej 9 sekondash e 58 të qindtat të vendosur ditën e hënë në garën e 100 metrave.
n.e/NOA
Â