English

Aksident rrugor në Tiranë-Durrës, humbin jetën 2 persona

Durrës, 21 gusht, NOA - Autostrada Tiranë-Durrës është bërë mëngjesin e sotëm pre e një aksidenti rrugor fatal me pasojë vdekjen e dy personave.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht pranë pikës së mbikalimit të Shën Vlash dhe mësohet se shkak për të ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit me të cilin udhëtonin 2 viktimat.

Ata janë Altin dhe Valmira Dervishi, përkatësisht 33 dhe 25 vjeç, të cilët kanë humbur kontrollin e makinës me targa BV 3444GZ nga shpejtësia e madhe dhe janë gjendur jashtë rruge duke humbur jetën menjëherë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke kryer hetimet përkatëse për të zbuluar më shumë se cilat mund të kenë qenë shkaqet e vërteta të aksidentit fatal.

n.e/NOA

KOMENTE