Kavajë, 21 gusht, NOA - Forcat e policisë së Kavajës kanë kryer arrestimin në flagrancë të Altin Bakajt, 35 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi dje në Kavajë, dyshohet se në bashkëpunim me Ardian Tina, 32 vjeç, kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës, për t'i vjedhur pasurinë, duke e plagosur me sende të forta, 36-vjeçarin Gëzim Hyskaj, banues në Kavajë. U kryen veprimet procedurale dhe po punohet për kapjen e Ardian Tinas, tashmë i identifikuar.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë, për veprat penale të "plagosjes së lehtë me dashje" dhe "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënien e pasurisë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89, 109/b dhe 25 të Kodit Penal.
n.e/NOA
Â