Tiranë, 21 gusht NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar sot për mediat se bisedimet me Partinë Demokratike për krijimin e qeverisë së re do të kryhen brenda afatit të parashikuar nga kushtetuta.
"Përsa i përket bisedimeve mes LSI-së dhe kryetarit të Partisë Demokratike zotin Berisha dhe për sa i takon mazhorancës së re dhe qeverisë re mund tu them që ne jemi të hapur në momentin e gjykuar nga kryetari i PD-së Berisha për të biseduar.
Jemi të përgatitur në radhë të parë në prioritetet kryesore për programin e koalicionit të qeverisjes po njëkohësisht të mirëkuptojmë qëllimin tij të shprehur publik se këto negociata do të zhvillohen sa më parë afateve kushtetuese për formimin e parlamenti të ri dhe qeverisë së re" deklaroi Meta.
"Ne nuk kemi emri gati. Nuk është e vështirë për të gjetur emra në LSI, kemi disa prioritete të veçanta të dallueshme që janë në interes të vendit dhe në shtresa më të gjera sociale, do të insistojmë me argumente për edhe më shumë" shtoi më tej kreu i LSI-së Ilir Meta.
k.k/NOA