English

Ndalohet i kërkuari për vjedhje, erdhi nga Greqia me emër fals

Gjirokastër, 21 gusht, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e 23-vjeçarit Sokol Rama, i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, banuesi i fshatit Mamaj të Tepelenës rezultonte i shpallur në kërkim psi i ishte dhënë nga gjykata masa e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë".

Mësohet se 1 vit më parë, në bashkëpunim me Artan Ramën, djalin e xhaxhit të tij, në fshatin Dhuvjan të Dropullit, ka vjedhur me dhunë banesat e A.S dhe F.A, ku ka marrë gjithsej 1000 Euro, 40 kilogramë mjaltë e sende të tjera.

Pas kryerjes së disa vjedhjeve, Sokol Rama është larguar në Greqi, kurse Artan Rama, ndodhet i arrestuar me masë sigurie "arrest në burg", në burgun e Bënçës Tepelenë për këtë ngjarje si dhe për një vjedhjen me dhunë të ndodhur në fshatin Sofratikë në muajin mars, ku pasi ka keqtrajutar çiftin Nasto, u ka marrë atyre një sasi lekësh dhe është larguar.

Sokol Rama ka ardhur sot nga Greqia dhe në pikën kufitare të Kapshticës është paraqitur me emër të rremë, policët të vënë në dijeni për mbërritjen e tij në rrugë operative

e kanë prangosur sa ka hyrë në tokën shqiptare.

n.e/NOA

KOMENTE